Futboll

Video/ Broja superstar edhe kur nuk shënon, të gjithë në këmbë për sulmuesin kuqezi

Southemptoni ka gjetur fitoren e munguar në kampionat dhe protagonist ka qenë pa dyshim edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja. Ai nuk shënoi në fitoren 2-3 ndaj Uest Hemit, por me atë që ka dhënë në fushë, është shpallur lojtari i ndeshjes.

Broja ka bërë gjithçka mirë deri në minutën e 81-të, kur u zëvendësua nga Adams. Teksa po linte fushën, ai u duartrokit nga tifozët e Southemptonit, të cilët u ngritën në këmbë. Sulmuesi kuqezi ishte i papërmbajtshëm në depërtime dhe në një të tillë arriti të fitonte një penallti, që u akordua pas konsultimit me VAR-in. Ishte penalltia që solli golin e dytë për Southemptonin.

Duhet theksuar se Broja ka vuajtur në këtë ndeshje jo pak ndërhyrjet e rënda të lojtarëve kundërshtarë, të cilët nuk e kanë kursyer aspak me shkelma. Futbollisti shqiptar ishte ai që fitoi më shumë faulle për skuadrën e tij, ndërkohë që u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Sulmuesi është vlerësuar me notën 8.5 për paraqitjen e tij.

“Broja ka cilësi dhe po luan gjithmonë e më mirë. Jam i lumtur që fitoi një penallti në atë rast, ku mund të kishte shënuar”, - tha pas ndeshjes trajneri i Southemptonit, Hasenhutl.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë