Futboll

Video/ Beteja vazhdon edhe në tunel, sherrin Atletiko-Siti e mbyll vetëm policia

Gazeta Si - Deri në minutën e 90-të, Atletiko Madrid-Mançester Siti ishte një garë e luftuar, e ashpër në disa momente, por jo e keqe. Në atë moment mjaftoi një shkëndijë. Mbrojtësi Felipe, që u fal nga arbitri më parë, ndezi gjakrat me një faull të rëndë ndaj Foden, që kishte marrë një plagë në kokë.

Tensioni përfshiu të dyja skuadrat, por protagonist ishte edhe Saviç, që kapi prej flokësh Grilish. Në atë sherr u futën edhe lojtarët e stolit dhe pjesëtarët e stafeve. Arbitri vendosi të ndëshkonte Aké dhe Saviç me të verdhë, si dhe të nxirrte me të kuq Felipen.

Por nuk përfundoi me kaq. Psas 13 minutash shtesë shumë të tensionuara, lojtarët e Sitit u përqafuan në fushë, kurse Simeone duartrokiti tifozët spanjollë, por gjatë futjes për në dhomat e zhveshjes pati edhe një raund të dytë. Ishte vazhdimi i një “ndeshjeje” personale mes Saviç dhe Grilish. Sherr edhe në tunel, që u shmang vetëm me ndërhyrjen e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë