Kombetarja

Video/ Bekim Balaj në formë të shkëlqyer, shënon sërish në Austri

Bekim Balaj nuk ndalet. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar në fitoren 3-0 të Shturmit në kampionatin austriak. Shkodrani e nisi ndeshjen nga stoli, u aktivizua në minutën e 72-të dhe vetëm pas 5 minutash tundi rrjetën me një gjuajtje me kokë, duke “vulosur” rezultatin.

https://streamable.com/k48hko
Goli i Balajt. Gazeta Si, 19 dhjetor 2020

Më pas Balaj pati edhe një mundësi tjetër për të bërë dopietë, por nuk ia arriti qëllimit, teksa topi u përplas në shtyllë. Me fitoren e sotme ndaj St.Poltenit, skuadra e Balajt ngjitet në vend të dytë, me 24 pikë, duke pasur përpara vetëm Salcburgun me 1 pikë më shumë.

Balaj po tregon një formë shumë të mirë në këtë periudhë, ku goli i sotëm është i treti për të në kampionat, edhe pse ka luajtur pak minuta. Këto gola, pa llogaritur ata të kupës, mund të ndihmojnë sulmuesin kuqezi të fitojë një vend titullari në formacionin e Shturmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë