Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkëputur pak minuta vëmendjen nga Covid-19 për të ndarë me ndjekesit një ditë të rëndësishme për shqiptarët.
“Të dashur bashkëqytetarë, sot u mbushën 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të gjithë ne shqiptarët.
Puna, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë! Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do tia dalim! E keqja do kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë!”, shkruan Basha në faqen e tij në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.