Futboll

Video/ Bajrami i shënon dhe Romës, goli vlen vetëm për statistika personale

Nedim Bajrami ka shënuar edhe sot në Serinë A, duke u ngjitur kështu në kuotën e 6 golave. Futbollisti kuqezi realizoi në ndeshjen ndaj Romës, ku Empoli humbi 2-4, kështu që goli vlen vetëm për statistika personale.

Ishte një ndeshje shumë e dobët për Empolin, që në fund të pjesës së parë mundej 0-4 nga Roma. Reagimi erdhi në pjesën e dytë me 2 gola që vetëm sa shkurtuan diferencën në 2-4. Bajrami shënoi në minutën e 72-të me një gjuajtje me të djathtën, i ndihmuar edhe nga një devijim.

Bajrami dhe Ismajli e nisën ndeshjen si titullarë tek Empoli, ndërsa te Roma nuk pati asnjë minutë për Kumbullën, i cili u kursye këtë herë nga trjneri Mourinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë