Lajme

Vettingu, Xhezair Zaganjorit nuk i përputhen të dhënat pasurore

Ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka dalë kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Ai është paraqitur pa avokat përpara trupit gjykues.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), deklarimi i pasurisë që ka bërë Zaganjori është i saktë dhe subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë hetimit administrativ.

Zaganjori bëhet me dije se ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1.4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë.

Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se për apartamentin 293 metra katrorë, Zaganjori ka deklaruar se e ka blerë nga të ardhurat e shitjes së një apartamenti tjetër. Por, nga ZRVPP është konfirmuar se për këtë pasuri ekzistojnë të dhëna kontradiktore. Konkretisht ka thënë në kontratën e blerjes 500 mijë lekë, por në deklaratën e vetting-ut thotë se ka vlerë 5.8 milionë lekë.

Për dyqanin me sipërfaqe 70 metra katrorë ka deklaruar se e ka blerë për 1.4 milionë lekë me të ardhura nga familja dhe qiratë. Në deklaratën fillestare e ka deklaruar si bibliotekë. Xhezair Zaganjori ka deklaruar bodrum 65 metra katrorë të blerë për 800 mijë lekë, me të ardhura familjare dhe qira. Sipas deklarimeve rezulton se vlera e kësaj pasurie është 500 mijë lekë, bazuar kjo në kontratën e shitjes. Asnjë nga këto pasuri nuk është në përputhje me njëra-tjetrën, si me kontratën e shitblerjes. Për këtë pasuri është paguar sipas vlerës së kontratës dhe jo vlerës reale të pasurisë. Subjekti ka kryer deklarim të pasaktë edhe për këtë pasuri dhe ka shmangie të detyrimeve në buxhetin e shtetit, pasi nuk ka deklaruar vlerën reale të kësaj pasurie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë