Drejtësia

Vetingu shkarkon nga detyra Altin Abdiun, djalin e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

Gazeta Si - KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, djali i ish-kreut të Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiut.

Komisioni i Vettingut bën të ditur se rezulton se Abdiu nuk kishte burime për justifikim të pasurisë.

Një seancë më parë Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu u përball me barrën e provës dhe pyetje për transaksionet e pasurive ku rezultonte bashkëpronar me familjarët, si dhe me mungesë burimesh për krijimin e një pjese të tyre.

Abdiu u mbrojt me argumentin se veprimet për pasuritë e paluajtshme janë kryer nga prindërit, si dhe janë krijuar prej tyre. Subjekti i kundërshtoi edhe balancat negative për blerjen e një makine dhe krijimin e dy depozitave.

Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995 ai shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ai është i biri i Fehmi Abdiut, i zgjedhur që nga viti 1998 në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,  të cilin e mbajti deri në vitin 2004.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë