Sociale

Vetëvrasje në Mat, 52-vjeçari i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Klos, ku një 52-vjeçar i dha fund jetës duke u vetvrarë me armë zjarri.
Shtetasi me inicialet Mark Nikolli është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në ambientet e shtëpisë së tij në njësinë administrative Kurdari të Bashkisë së Klosit. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku edhe humbi jetën për shkak të plagës së marrë.
Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 15:15, duke bërë të ditur se dyshohet se personi është vetëqëlluar. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë