Kosova

Vetëvendosja, asnjë komunë në raund të parë – Qytetet që shkojnë në balotazh

Janë të paktën 18 komuna që raundi i parë i zgjedhjeve në Kosovë ka përcaktuar fituesin, ky gjysma e tyre janë komunat me shumicë serbe, ndërsa nëntë të tjerat ndahen mes AAK-së së Ramush Haradinajt, PDK-së së Memli Krasniqit dhe LDK-së së Lumir Abdixhikut.

Të sigurta janë fitoret e Listës Serbe në 9 komuna me shumicë serbe, në katër komuna ka fituar PDK, tre AAK-ja dhe dy të tjera LDK-ja. Vetëvendosja është drejt balotazhit në një pjesë të madhe të komunave, por ajo nuk ka fituar asnjë komunë që në raundin e parë.

Nga rezultatet e publikuar nga KQZ, në raund të parë AAK fiton Deçanin Suharekën dhe Rahovecin. PDK fiton në Kaçanik, Mitrovicë të Jugut, Hani i Elezit dhe Ferizajn, LDK merr Lipjanin, Pejën,

Në balotazh shkon Prishtina, ku beteja do të jetë mes Arben Vitisë së Vetëvendosjes dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovë. Gjithashtu, edhe Gjakova shkon në balotazh mes Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lila të Vetëvendosjes. Në Gjilan, përplasja në raundin e dytë do të jetë mes kandidatit të VV, Alban Hyseni dhe Lutfi Hazirit të LDK, Drakashi që do të ndahet mes PDK dhe LDK, Klina mes AAK dhe PDK, Kamenica mes PSD dhe VV, Podujeva mes VV dhe LDK, Prizreni mes VV dhe PDK, Vitia mes LDK dhe VV, Vushtrria mes PDK dhe LDK, Malisheva mes Nismës së Fatmir Limajt dhe PDK, Juniku mes AAk dhe LDK dhe Memusha mes dy kandidatëve të komunitetit turk.

Në 7 komuna të tjerë kandidatët që kryesojnë kanë mundësi matematikore për të kaluar shumicën. Bëhet fjalë për komunat Skënderaj, mes PDK-së dhe kandidatit të pavarur Bekim Jashari, në Kllokot Lista Serbe sfidohet nga Partia Popullore Serbe, në Gllogovc PDK përplaset me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në Fushë-Kosovë Vetëvendosja me Lidhjen Demokratike dhe në Shtimë PDK me Vetëvendosjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë