Kombetarja

Vetëm Hysaj e Gjimshiti titullarë në Itali, Berisha e Strakosha mbeten spektatorë

Java e 5-të e Serisë A nuk ishte shumë pozitive për futbollistët e Kombëtares. Vetëm Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti kanë luajtur nga 90 minuta me skuadrat e tyre, Lacion dhe Atalantën. Janë dy nga lojtarët me më shumë përvojë edhe në Kombëtaren kuqezi, që në tetor luan ndeshje shumë të rëndësishme me Hungarinë dhe Poloninë.

Në sfidën Torino-Lacio, që përfundoi në barazim, 1-1, Hysaj ishte i vetmi kuqezi në fushë. Portierët e Kombëtares, Etrit Berisha i Torinos dhe Tomas Strakosha i Lacios vazhdojnë të qëndrojnë në stol dhe ky është një problem për trajnerin Reja. Torino-Lacio ishte edhe një sfidë kosovarësh, por vetëm Muriqi u aktivizua si zëvendësues dhe arriti të fitonte penalltinë që i dha barazimin skuadrës së tij. Vojvoda nuk luajti asnjë minutë.

Hysaj me Lacion para ndeshjes me Torinon. Gazeta Si, 23 shtator 2021

Periudha e vështirë vazhdon edhe për Marash Kumbullën, i cili jo vetëm që nuk preferohet titullar nga Mourinjo, nuk as si zëvendësues. Në ndeshjen e sotme me Udinezen, ku Roma fitoi 1-0, mbrojtësi kuqezi nuk u aktivizua asnjë minutë nga trajneri portugez. Nga stoli e nisën këtë javë edhe dyshja e Empolit, Ismajli-Bajrami, por të paktën hynë në fushë pjesën e dytë, kur debutoi edhe talenti Kristjan Asllani.

Kryesimin e Serisë A ndërkohë e ka marrë sërish Napoli i Spaletit, që mundi 0-4 Sampdorian, duke regjistruar fitoren e 5-të radhazi në po kaq ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë