Nga Gazeta ‘SI’ – Vetëm 46% e bizneseve private në vend janë ndikuar nga rritja e pagës në sektorin shtetëror.
Në një anketë të kryer nga Këshilli i Investimeve me bizneset e shumë fushave në vend, 46% thonë se rritën pagat, të nxitur nga rritja që ndodhi me pagat e shtetit. 34% thonë se nuk ka pasur ndikim dhe 19% mendojnë se nuk duhet të ketë ndikim.
LEXO EDHE:
– ‘Paga 900€’/ Shteti rriti rrogat ndjeshëm, privati jo! Thellohet diferenca midis punonjësve
– BB: Edhe pse pagat rriten, produktiviteti në Shqipëri mbetet negativ prej 2015-s
Kur nisi reforma e rritjes së pagës, kryeministri Edi Rama tha se do të shërbejë si stimul edhe për privatin, duke synuar një pagë mesatare kombëtare deri në 900 euro.
Bizneset “i tremben” kontrollove shtetërore dhe 46% e cilësojnë legjislacionin tatimor si barrën më të rëndë administrative, ndjekur nga 41% inspektimet, 33% ligjin për konkurrencën etj.
Në të njëjtën anketë, 1 në 3 kompani shprehin se ndërhyrja e shtetit me anë të subvencioneve apo uljes së taksave do të rriste produktivitetin e tyre. Mbështetja për trajnimin e stafit të kompanive vlerësohet po ashtu me rëndësi.
24% e bizneseve në vend shprehen se trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve është themel i produktivitetit dhe 20% e tyre mendojnë se çelësi është rritja e pagës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.