Ka ndodhur

Vetëdorëzohet autori që vrau 18-vjeçaren shqiptare në Malin e Zi

Autori i dyshuar i vrasjes së 18-vjeçares shqiptare në Mal të Zi, Shejla Bakija, është vetëdorëzuar mbrëmjen e së dielës në polici. Lajmi bëhet i ditur nga shtypi malazez, i cili thekson se 28-vjeçari Ilir Dokaj, u vetëdorëzua pas negociatave.

Krimi i rëndë ndodhi më 30 shtator, kur Ilir Dokaj vrau me armë gruan e tij shqiptare në Tuz të Malit të Zi, Shejla Bakija dhe plagosi babanë e saj, Shaban Bakija 42 vjeç në shtëpinë e këtyre të fundit. Më 26 gusht, viktima e kishte kallëzuar në polici Dokajn për kërcënim. Ndëshkimi i tij ishte mbyllur me një gjobë.

Sipas mediave lokale, Ilir Dokaj kishte kërcënuar shqiptaren dhe familjen e saj duke i thënë: “Do të derdhet gjak për këtë çështje, jeta juaj është në duart e mia”.

E megjithatë, prokurori vlerësoi se nuk kishte elementë të veprës penale dhe i riu u dënua vetëm me gjobë. Ndërkohë, pas ngjarjes së rëndë, Prokuroria ka nisur hetimet për të shqyrtuar veprimet e prokurorit.

Të dielën, dhjetëra aktiviste të të drejtave të njeriut, kanë protestuar, duke kërkuar ndëshkim të autorit dhe drejtësi për 18-vjeçaren e vrarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë