Ka ndodhur

Mali i Zi, burri vret 18-vjeçaren shqiptare dhe i plagos babain

Një vajzë shqiptare 18 vjeçe, e identifikuar si Shejla Bakija është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj në Mal të Zi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tuz dy ditë më parë, ku adoleshentja shqiptare është vrarë në shtëpinë e të atit. Po ashtu, plumbat kanë plagosur dhe këtë të fundit.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vrasja, bashkëshorti i të resë, i dyshuari kryesor për vrasjen, Ilir Gjokaj është ende në arrati. Qendra për të Drejtat e grave ka paralajmëruar një protestë këtë të diel para policisë së Tuzit.

Ata kërkojnë fillimin e hetimeve për këtë rast tragjik. Mësohet se Bakija kishte raportuar më parë në polici dhunën ndaj saj, por nuk ishte marrë asnjë masë aq sa t’i shpëtonte jetën të resë. Në rrjetet sociale është publikuar një poezi e trishtë në nder të 18-vjeçares, e cila u shua në një moshë të re.

“Emri im është Shejla Bakija, shqiptare nga Mali i zi. Dje isha vetëm 18 vjeçe kur më vranë. Vrasësi vrapon ende i lirë, ai më mori jetën në lule të rinisë. Ndaj më ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpisë duke më marrë jetën mua, gjyshes time dhe duke plagosur babanë tim”, - shkruhet në mesazh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë