Shendet

Veshka e derrit funksionon tek një njeri i vdekur klinikisht për më shumë se një muaj, një hap drejt transplantimit kafshë-njeri

Për më shumë se një shekull, shkencëtarët janë përpjekur të transplantojnë veshkat e kafshëve te njerëzit, por nuk kanë arritur ta bëjnë që të funksionojë si organ.

Tani, studiuesit në Universitetin e Nju Jork-ut thonë se kanë marrë veshkat e një derri të modifikuar gjenetikisht dhe e kanë transplantuar me sukses te një pacient i vdekur klinikisht.

Kanë kaluar 32 ditë që kur Maurice Miller, një burrë i vdekur klinikisht, mori një veshkë derri të modifikuar gjenetikisht dhe ajo ende funksionon pa shenja refuzimi ose infeksioni.

Këto veshka derri të ngjashme me njeriun vazhdojnë të jenë funksionale, por studiuesit tani duhet të testojnë nëse këto veshka janë 'ura' ose 'terapi destinacioni' të përkohshëm për ata me sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare.

“A do të funksionojë vërtet ky organ si organi i njeriut? Deri tani duket se po”, tha për Associated Press Dr. Robert Montgomery, drejtor i institutit të transplantit të NYU Langone.

“Duket edhe më mirë se një veshkë njeriu”, tha Montgomery.

Secili skenar do të ishte jashtëzakonisht i mirëpritur. Sot, në SHBA, afërsisht 40 për qind e pacientëve që presin për transplantim të veshkave vdesin brenda pesë viteve nga regjistrimi.

Çdo vit, vetëm 25,000 njerëz marrin një transplant të veshkave, dhe megjithatë vendi është shtëpia e më shumë se 800,000 pacientëve me sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare.

Ky transplant mundet që në të ardhmen të jetë një trajtim efikas për personat që ndodhen në pritje të dhurimit të organeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë