Kombetarja

Veseli: Reja totalisht ndryshe nga Panuçi, me Islandën duam fitoren

Në ditën e dytë të përgatitjeve për ndeshjen eliminatore me Islandën në Frankfurt të Gjermanisë, para medieve ka dalë edhe mbrojtësi Frederik Veseli. Futbollisti i Empolit që nuk mundi të mbijetonte në Serinë A këtë vit, ka folur fillimisht për punën me trajnerin e ri, duke thënse ka një stil shumë të ndryshëm nga ai i Panuçit. Sipas Veselit, ndryshimi i stilit dhe taktikave të trajnerit të ri, për të dhe lojtarët e tjerë nuk është problem, pasi ata janë mësuar me ndryshime edhe në klubet e tyre. “Janë dy trajnerë të ndryshëm. Secili ka stilin e vet edhe në klubin tim kam pasur trajnerë të ndryshëm. Normale që secili trajnerë punon sipas stilin e vet. Ka ndryshime se përndryshe nuk do e kishim ndryshuar trajnerin fare. Është shume herët që ta gjykojmë punën e trajnerit. Unë bëj punën time, pastaj shohim si do shkojë. Kryesorja është të punojmë mirë dhe më pas të fitojmë”.

Për objektivin në ndeshjen me Islandën, mbrojtësi kuqezi tha se do të kërkohen tre pikët, por futbolli është një lojë më shumë të papritura. Sipas shtatlartit të Empolit Shqipëria duhet të shfrytëzojë momentin jo shumë të mirë që ka Islanda në këto muajt e fundit. “Jam i sigurt që me gjashtë pikë do ishim të kënaqur, por futbolli nuk të kënaq gjithmonë. Qëllimi është që të jemi të koncentruar dhe shpresoj se do të vijë edhe rezultati. Unë besoj se Islanda si çdo skuadër, pasi arrin kulim bien disi poshtë. Unë besoj se Islanda nuk është siç ka qenë më përpara. Unë shpresoj që ta shfrytëzojmë këtë rast dhe të bëjmë një paraqitje të mirë me Islandën dhe pse jo me fitore. Ne jemi të përqendruar te loja jonë, por edhe ata po i studiojmë.”

Në fund, Veseli foli edhe për situatën e tij me klubin, duke thënë se ka kontrate 2-vjeçare me Empolin, por do të shikojë mundësitë që do i paraqiten në merkato. “Për momentin kam 2 vite kontrate, por edhe po të kem një mundësi pozitive si për mua edhe për klubin dhe besoj se kam mundësi që të luaj në kampionat më të lartë. Do të shohim e çfarë do të ndodhë në vazhdim.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë