Shendet

Versioni i ri i Covid-19 quhet G614: Përhapet më shpejt, por të sëmur më pak

Një studim global ka gjetur prova të forta që një formë e re e koronavirusit Sars-Cov-2 është përhapur nga Europa në SHBA. Mutacioni i ri bën që virusi të ketë më shumë të ngjarë të infektojë njerëzit por duket se nuk prek ose i sëmur pacientët më shumë sesa variacionet e mëparshme. Ekipi ndërkombëtar i studiuesve thekson se ky varacion përhapet shumë më me lehtësi se sa llojet e tjera të koronavirusit.

"Ky lloj i ri virusi po përhapet në të gjithë Europën," tha për CNN Erica Ollmann Saphire nga Instituti "La Jollas", e cila mori pjesë në studim. Shkencëtarët kanë studiuar sekuencat gjenetike, duke zbuluar se një mutacion i ri i Covid-19 po infektonte gjithnjë e më shumë pacientë. Ata kanë realizuar edhe eksperimente që përfshijnë njerëz, kafshë dhe qeliza në laboratore që tregojnë se versioni i ri i është më infektiv se versionet e tjera, por më i lehtë për t’u përballuar nga organizmi.

"Tanimë ne dimë se virusi i ri është më i adaptueshëm sesa versionet e kaluara", tha Saphire.

Mutacioni ndikon në proteinën spike, strukturën që përdor virusi për të hyrë në qelizat që infekton. Tani studiuesit po kontrollojnë për të parë nëse kjo ndikon në prodhimin e vaksinës. Vaksinat aktuale që po testohen më së shumti synojnë proteinën spike, por ato janë bërë duke përdorur shtame të vjetra të virusit.

Studimi konfirmon frikën e shkencëtarëve, duke sugjeruar që për shkak të mutacioneve, varianti i ri ishte bërë më i zakonshëm. Studiuesit e quajnë këtë variant G614 dhe ata tregojnë se ai ka zëvendësuar pothuajse plotësisht versionin e parë që u përhap në Evropë dhe SHBA, i cili quhet D614.

"Të dhënat globale tregojnë se varianti i ri është përhapur më shpejt se D614," shkruan studiuesi Bette Korber nga Laboratori Kombëtar i Los Alamos dhe kolegët e tij në raportin e tyre. "Kjo do të thotë që virusi ka të ngjarë të jetë më infektiv," shtuan ata.

"Ky mund të jetë një lajm i mirë", tha nga ana tjetvr Lawrence Young, një profesor i onkologjisë mjekësore në Universitetin e Mbretërisë së Bashkuar.

"Puna e deritanishme sugjeron se edhe pse varianti G614 mund të jetë më infektiv, ai nuk është aq i ashpër. “Kemi shpresë se ndërsa përhapet, virusi SARS-CoV-2 mund të marrë formën e një gripi," tha ai në një deklaratë.

Ekipi testoi mostra dhe sekuencën e gjenomit të marrë nga pacientë në të gjithë Europën dhe SHBA. Krahasimi i këtyre sekuencave i ndihmoi ata të hartojnë një hartë të përhapjes së dy formave.

"Në 1 mars të vitit 2020, varianti G614 ishte i rrallë jashtë Europës, por fundi i marsit kishte rritur frekuencën e këtij varianti në të gjithë botën," shkruajnë ata. "Edhe kur forma D614 e koronavirusit kishte shkaktuar epidemi në vende si Uellsi dhe Nottingham në Angli, si dhe në shtetin e Uashingtonit, G614 mori përparësi sapo u shfaq", zbuluan ata.

"Rritja e përhapjes së G614 mori një hov të jashtëzakonshëm pas daljes së Europës nga karatinë," shtuan ata. Ekzistojnë disa përjashtime, duke përfshirë Santa Clarën në Kaliforni dhe Islandën, ku forma më e vjetër, D614 nuk u zëvendësua kurrë nga varianti i ri.

Tre deri në nëntë herë më infektiv

Sipas studiuesve, versioni i ri duket se shumëfishohet më shpejt në traktin e sipërm respirator, hundën, sinuset dhe fytin, gjë që do të shpjegonte pse kalon më lehtë. Por testet mbi 1000 pacientë me koronavirus të shtruar në spital në Britani treguan se ishin të infektuar me versionin e ri dhe se u shëruan më shpejt sesa pacientët e infektuar nga varianti origjinal. David Montefiore nga Universiteti i Duke dhe kolegët e tij testuan virusin në laborator.

"Të gjitha rezultatet treguan se versioni i ri ishte tre deri në nëntë herë më infektiv sesa ai origjinali," shtoi ai. "Ky studim vë edhe më shumë theksin tek nevoja për të mbajtur maska ​​dhe ruajtur distancimin fizik".

"Sekuenca më e hershme e këtij virusi u zbulua në Itali më 20 shkurt," shkruajnë shkencëtarët. "Brenda disa ditësh, G614 u përhap në shumë vende të Evropës."

“Mutacioni G614 mund të neutralizohet nga trajtimi me plazmën e marrë nga njerëzit që janë shëruar nga koronavirusit”, tha Saphire. Burimi: CNN. Solli në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë