Ekonomi

Veriu i Shqipërisë zona më e varfër në Europë

Eurostat rendit zonën e veriut të Shqipërisë si zona më e varfër në Europë.

Në vitin 2018 zona e veriut të Shqipërisë shënonte të ardhura për frymë 3.600 euro, nga 4.000 euro që është mesatarja e vendit tonë.

Jug i vendit arrinte në 4.000 euro për frymë duke u listuar njësoj me disa zona të Turqisë dhe Serbisë. Qendra e Shqipërisë e kalonte mesatare për frymë duke arritur 5.400 euro.

Shqipëria listohet e fundit edhe në nivel shteti për të ardhurat për frymë, 4.500 euro.

Pas Shqipërisë vjen Maqedoni dhe Serbia. I pari në rajon renditet Mali i zi ndërsa në Europë Irlanda e Jugut.

Sipas Eurostat, mesatarja e BE-së është 31.000 euro për frymë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë