Ushqim

Verë ambienti apo e ftohur në frigorifer gjatë temperaturave të larta? Ekspertët janë të ndarë

Në mot të nxehtë, është e rëndësishme të mendoni për temperaturën e shërbimit të një vere, dhe jo për ngjyrën e saj.

Disa njerëz imagjinojnë se verërat më të mira në mot të nxehtë janë ekskluzivisht të bardhat. Por Eric Asimov, kritik vere thotë se vera e kuqe shkon më shumë me ushqime të ngrohta, në verë.

“Ajo që ndryshon sezonalisht për mua është sasia dhe temperatura”. Kjo do të thotë se në verë këshillohen të përdoren verëra të lehta që janë perfekte për temperaturat e larta.

“Më pëlqen vera e kuqe që do vetëm pak freski”.

Kjo mund të duket si e pakuptimtë për ata që mendojnë se verërat e kuqe duhet të shërbehen në temperaturën e dhomës. Kjo është një këshillë e mirë nëse dhoma në fjalë është një bodrum vere i vjetër prej guri, ku temperatura është e ulët, por në një kuzhinë me avull në vapën e stinës së verës? Jo, nuk është e këshillueshme.

Ekspertë të ndryshëm, sidomos në Australi këshillojnë që vera e kuqe duhet të shërbehet në temperaturën e dhomës por e freskët. Kjo ka sjellë shumë debate pasi pronarë të vreshtarive atje kanë thënë se kjo është një deklaratë që përjashton çdo ambient ku konsumohet një verë duke qenë se në asnjë ambient nuk ka temperaturë që mund të mbajë një shishe verë të freskët, aq më pak në stinën e verës.

Nëse nuk jeni në gjendje t'i dalloni verërat që mund të përdorni gjatë temperaturave të larta, pyesni për markat që kanë nivele të moderuara të alkoolit, nën rreth 13.5 për qind.

Këto verëra janë për njerëzit që duan të bëjnë skarë apo një piknik me hamburger apo një drekë të bollshme ‘dimri’.

Asimov këshillon që t’i vendosni shishet në frigorifer që të ftohen dhe ti hiqni ato rreth 20 minuta para se të filloni drekën.

“Provojini menjëherë sapo ti hiqni nga frigoriferi. Shijojini përsëri kur filloni vaktin tuaj dhe vini re se si ndryshojnë me kalimin e kohës. Lëreni pak në shishe në mënyrë që ta provoni për herë të fundit në temperaturën e dhomës. Kështu do të dalloni ndryshimet”.

Një studim i vitit 2015 nga prodhuesi i verës, Taylors Ëines tregon se 80 për qind e njerëzve pinë verë të kuqe në temperaturën e dhomës dhe në verë, kjo mund të nënkuptojë se vera e kuqe po konsumohet në një temperaturë që i heq asaj shijen e vërtetë.

Ndërsa vera bëhet më e ngrohtë, alkooli dhe taninet priren të shfaqen pak më shumë, kështu që ato shfaqen si të forta, të nxehta dhe zakonisht jo tërheqëse prandaj verërat e kuqe nuk janë aq të shijshme për t'u pirë gjatë verës.

Cila është temperatura në të cilën supozohet të ruajmë dhe të shërbejmë verën e kuqe?

Një studim kërkimor nga Universiteti Purdue në SHBA tregon se temperatura ideale në bodrum për të ruajtur verërat është 10-16°C. Çdo temperaturë më e lartë se kjo mund të bëjë që vera të ndryshojë profilin e saj të shijes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë