Shendet

Vera nuk u mjaftoi europianëve për të gjetur një strategji anti-Covid

Në betejën kundër Covid-19, Europa duket se po bën hapa pas dhe vera ishte një mundësi e humbur. Pas rënies së virulencës gjatë muajve të fundit udhëheqësit europianë nxituan të hiqnin masat, për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike. Por rastet e infeksioneve u rritën edhe më shumë dhe asnjë vend, nuk kishte vendosur sisteme adekuate për të gjurmuar dhe bllokuar shpërthimet e infektimeve.
Rezultati: Një valë e dytë e infeksioneve që po përçohet në të gjithë kontinentin për të cilën e dimë se sa e vështirë është për t'u menaxhuar dhe përbën rrezikun që Evropa do të duhet të jetojë me nivele të larta infeksioni edhe vitin e ardhshëm.
"Njerëzit supozuan se situata ishte nën kontroll, por nuk ishte ashtu. Zjarri ishte shuar, por jo prushi," tha Rafael Bengoa, bashkë-drejtor i Institutit për Shëndetësi dhe Strategji në Bilbao, Spanjë.
Kombet europiane po përpiqen të gjejnë një rrugë të mesme, për të ulur rastet dhe njëkohësisht për të rimëkëmbur ekonominë, një eksperiment i gjerë se si të menaxhohet një pandemi pa cenuar gjerësisht liritë civile ose duke shkatërruar jetesën. Shumica tani po eksperimentojnë me kufizime të lokalizuara në vendet ku ka raste të shumta. Por disa udhëheqës po braktisin strategjinë e dyfishtë, për shembull qeveria e Irlandës, kohët e fundit njoftoi se do të kishte një bllokim gjashtë-javor.
"Është thjesht shumë e vështirë. Njerëzit flasin sikur ekziston një politikë e qartë për t'u ndjekur, por nuk ka", tha Lawrence Freedman, një profesor në kolegjin King’s në Londër.

Garat për t’iu kthyer në normalitet nxitën virusin dhe sjelljet e njerëzve tashmë janë më të qeta në krahasim me muajt e mëparshëm. Sipas Saúl Ares, studiues në Qendrën Kombëtare të Bioteknologjisë të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve të Spanjës, autoritetet i dhanë përparësi ekonomisë mbi shëndetit duke menduar se gjatë verës nuk do të ndodhte. E kështu udhëheqësit europianë kanë shumë më pak mundësi e po nxitojnë të vendosin përsëri kufizime për të ngadalësua përhapjen e virusit. Megjithëse këto kufizime, nuk janë ende aq të rrepta sa mbylljet totale të parë në fillim të këtij vitit sepse sipas ekspertëve ato ka të ngjarë të dëmtojnë rritjen ekonomike dhe të provojnë përsëri ndërgjegjësimin e popullsisë.

Në tërësi, vendet europiane tashmë janë më mirë për ta trajtuar pandeminë se sa në mars. Kapaciteti i testimit tashmë është më i zgjeruar dhe spitalet janë më të përgatitura për të trajtuar sëmundjet. Të gjithë po mësohen me maskat dhe distancimin shoqëror.
“Në disa mënyra, qeveritë europiane nuk kishin zgjidhje tjetër përveç të rihapnin dhe të shpresonin se një vaksinë ose ndonjë kurë ishte në dispozicion deri në vjeshtë. Në Bashkimin Europian, ekonomia ishte tkurrur 11.8% në tremujorin e dytë të vitit për shkak të Covid-19,” tha Erik Jones, profesor i studimeve evropiane dhe ekonomisë politike ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins.
Të 27 vendet e BE dhe Britania e Madhe raportuan 280 raste të reja të koronavirusit për milion mesatarisht për një javë, sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Përveç numrit të lartë të infektimeve është rritur edhe numri i shtrimeve dhe vdekjeve gjithashtu dhe kjo është një tjetër shenjë që pandemia po përkeqësohet. Franca raportoi një mesatare prej më shumë se 170 vdekjesh nga Covid-19 në ditë gjatë javës së shkuar, ndërsa Spanja dhe Britania e Madhe raportuan më shumë se 160. Koronavirusit i duhet kontakti shoqëror për të kaluar nga një njeri në tjetrin. Ndërsa, vendet filluan aktivitetin normal, turizmi veror rifilloi dhe europianët dolën nga izolimi duke vizituar bare dhe restorante, e më pas u kthyen përfundimisht në shkolla dhe universitete, një tjetër vend që nxiti shtimin e rasteve. Disa vende në mënyrë aktive i inkurajuan njerëzit të kthehen në jetën normale.

Një ndryshim i madh gjatë valës së dytë të virusit: Mbështetja publike për trajtimin e pandemisë nga qeveritë është në shumë vende, duke ngritur pikëpyetje se sa i qëndrueshëm do të jetë raundi i fundit i kufizimeve.
“Nëse ka pjesë të madhe të qeverisë që nuk janë të bindur nga ato që u kërkohet të bëjnë, kështu rrjedhimisht krijohet një nivel pakënaqësie, gjithashtu edhe politikat bëhen edhe më të paqëndrueshme, e më pas vijnë edhe fatkeqësitë” tha Robert Dingwall, profesor i sociologjisë në Universitetin Nottingham Trent.
Përballë kësaj, qeveritë janë nervoze në lidhje me imponimin e izolimit total, duke vendosur në vend të kësaj një sërë masash më të vogla që ata shpresojnë se do të frenojnë përhapjen. Britania prezantoi një sistem me tre nivele kufizimesh, duke vendosur pjesët e Anglisë veriore, ku virusi po përhapet shpejt nën rregullat më të vështira dhe duke lënë zonat e tjera relativisht të lira. Në qytetin italian të Napolit, autoritetet lokale urdhëruan që shkollat të mbyllen për dy javë.
Ekspertët e sëmundjes pranojnë se bllokimet në mbarë vendin janë të buta, nëse janë efektive dhe se masat e synuara mund të funksionojnë nëse qëllimi i tyre i komunikohet qartë publikut dhe ato zbatohen në mënyrë efektive.
"Të jetosh me këtë virus do të jetë një proces gjykimi dhe gabimi," tha Graham Medley, profesor i modelimit të sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Burimi: The Wall Street Journal/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë