Bota

Merkel: Gjermania po humb kontrollin e pandemisë

Angela Merkel ka paralajmëruar sot se Gjermania është duke humbur kontrollit e luftës së saj kundër koronavirusit. Duke folur në një mbledhje të partisë së saj, kancelarja gjermane ka paralajmëruar se "situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë".

Në takimin e brendshëm të CDU, detajet e së cilës u zbuluan në media nga pjesëmarrësit, kancelarja paralajmëroi se Europën  e presin ditë shumë të vështira përpara" dhe tha se "çdo ditë ka rëndësi" për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të premten, ajo do të zhvillojë një takim me udhëheqësit e 16 shteteve federale gjermane, ku pritet që të gjithë zyrtarët të bien dakord për kufizime më të ashpra në të gjithë vendin.

Merkel paralajmëroi sërish në fundjavë se njerëzit nuk ishin të pafuqishëm për të kontrolluar virusin dhe për t'i bërë thirrje atyre që të "zvogëlojnë kontaktet" pasi sipas saj, kjo ishte masa më e fortë për ta trajtuar koronavirusin.

https://twitter.com/RegSprecher/status/1319912100647546885?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1319912100647546885%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_1&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2020%2Foct%2F26%2Fcoronavirus-live-news-us-sees-new-case-highs-as-spain-curfew-begins

Ajo tha edhe pse "njerëzit presin që politikanët të dalin me fjalë të reja, mesazhi i saj nuk kishte ndryshuar, duke u kërkuar qytetarëve të ruajnë distancën fizike.

Jens Spahn, ministri gjerman i shëndetësisë, i cili është në karantinë pasi është diagnostikuar me koronavirus javën e kaluar, bëri thirrje në një video mesazh që njerëzit që të ndalonin së besuari se ashpërsinë e virusit është minimizuar, duke shtuar se sistemi shëndetësor i Gjermanisë ishte duke u mbingarkuar nëse numri i rasteve të reja nuk do të mbahej nën kontroll.

Ndërkohë, autoritetet lokale në Berlin, i cili prej disa javësh është konsideruar si një nga pikat e nxehta të koronavirusit të Gjermanisë, kanë thënë se ata do të ndalojnë gjurmimin e zinxhirit të të infektuarve me koronavirus për shkak të mungesës së burimeve dhe do të mbështeten tek ndërgjegjja e personave të infektuar që marrin përgjegjësinë dhe izolohen në shtëpi, si dhe ndërmarrin iniciativën për të kontaktuar njerëzit me të cilët ata kanë qenë në kontakt.

Autoritetet shëndetësore do të përqendrohen më tepër tek më të prekshmit, si pacientët në spitale dhe shtëpitë e kujdesit si dhe njerëzit e pastrehë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë