Ushqim

Vera e ngrohtë dhe festat, një marrëdhënie romantike e dimrit

E di që është sezoni i festave dhe kalendari e siguron këtë gjë. Gjithashtu, edhe një sërë aktivitetesh e sigurojnë këtë gjë. Por, me siguri nga sezoni i festave nuk do të harrojmë kurrë aromat. Aromën e biskotave të ngrohta kur dalin nga furra, ajrin kur dëbora do të zbardhë tokën, çokollatës së shkrirë, rrëshirës së pemës së krishtlindjes (nëse vendosni një bredh natyral) e të gatimeve të tjera të ndryshme.
Një ndër traditat suedeze që duhet ta mësojmë të gjithë, është edhe vera e ngrohtë. Kjo është një traditë për shumë vende të botës, por në Shqipëri është e dëgjuar shumë pak. Aroma e verës është e mrekullueshme kur shërbehet dhe të gjithë e ndjejnë veten si në shtëpi, pavarësisht vendit ku janë.
Për të ndjerë më shumë atmosferën e festave dhe për të shijuar pafund këtë kohë qetësie dhe pushimesh duhet ta provoni recetën për përgatitjen e verës së ngrohtë.
Përbërësit janë:
-2 portokall.
-10 manaferra të thata.
-12 fara jeshile aromatike.
-12 karafil.
-2 gjethe anise (një bime aromatike e cila ka ngjashmëri me majdanozin dhe përdoret gjerësisht nga kuzhina mesdhetare).
-3 shkopinj kanelle.
-¾ e një filxhani me “aquavit”, një lloj pije alkoolike që mund ta gjeni në dyqanet e pijeve alkoolike.
-2 shishe verë të kuqe.
-½ e filxhanit xhenxhefil të freskët dhe të prerë hollë.
-1 filxhan rrush të zi ose të bardhë, i thatë.
-¾ e filxhanit (rreth 3 kokrra) bajame të prerë hollë.
-¼ e filxhanit boronica mali.
-½ e filxhanit me sheqer pluhur.
-Pak kripë.

Përgatitja.
Fillimisht prisni lëkurën e portokallit në shirita të gjatë. Me fundin e një tenxhereje, shtypni manaferrat dhe farat jeshile, më pas vendosni në zjarr të ngadaltë karafilat, gjethet anise dhe kanellën, hidhini pak ujë dhe lërini të vlojnë për 3 minuta. Pas vlimit, hiqeni lëngun dhe në tenxhere shtoni, lëvozhgat e portokallit, verën, xhenxhefilin, rrushin, bajamet, boronicat dhe shtoi sheqerin duke e përzier ngadalë. Më pas i shtoni edhe kripën dhe përziejini vazhdimisht, për 2 minuta dhe më pas vendosni kapakun dhe lëreni të ziejë për dy orë.
Për ta servirur, përdorni një napë ku do të kulloni verën, në mënyrë që të konsumoni vetëm verën pa përbërësit e tjerë dhe hidheni në një gotë rezistente ndaj nxehtësisë, e shoqëroheni me bajame, ose rrush të thatë./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë