Libra

Vepra e tretë e Mid’hat Frashërit – 50 tregime e skica të pabotuara

"Këto gjërat e vogla që po i jap sot këndonjësit, nuk janë të ra, Shumë prej tyre janë të botuara në Kalendar kombiar dhe të tjera flinin gjysmë të harruara, në mes të kartravet. Të mos ishte këshilla e disa miqve indulegjentë, pa dyshim që të gjitha do të mbeteshin të varrosura, të harruara mbase edhe prej meje vetë, si çdo gjë që e than dhe vdjerr koha si të gjithë këto gjurma që i prish dhe i shuan moti. Tani po i shtyp këtu, të pandërruara, me atë kujdes që e bën njerinë të dojë ruajtjen e kultimevet të tij, që e bën të shtrëngohet për të përsëritur ngjyrat gjysmë të shuara..." Me këtë parathënie të vetë publicistit, shkrimtarit, përkthyesit, albanologut, diplomatit, veprimtarit të  çështjes kombëtare, vjen edhe botimi i veprës së tretë të Mid’hat Frashërit, nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, emri i penës së vetë Frashërit nën të cilin shkroi.

Krijimtaria letrare e përfshirë në këtë vëllim përmban prozën poetike të botimit “Hi dhe shpuzë”, të vitit 1915 në Sofje ,  si edhe tregimet, skicat dhe rrëfimet poetike të tij, që  ruhen në dorëshkrim në Arkivin e Shtetit, të pabotuara më parë si “Të perënduarit e diellit”, “Qyqeja”, “Kroi”, “Eja mike”, “Sytë”, Bariu” “Moli i vogël” , “Në kishë” , “Kovaçi”, “Sizifi” e të tjera. Janë mbi 60 proza të shkurtra poetike dhe meditative, të panjohura për lexuesit dhe studiuesit. Në këtë botim zë vend edhe drama e vetme e autorit “Foleja Kombëtare” me katër akte, që trajton çeljen e shkollës së parë shqipe të vajzave në Korçë, më  23 tetor 1891. Po ashtu, në këtë vëllim ngërthehen edhe analizat, kritikat historike, kulturore dhe politike qyq autorit i ka shpalosur te rubrikat “Duke kënduar një libër” dhe bibliografitë , botuar kryesisht tek revistat “Diturija” dhe “Hylli i Dritës” . Një vend të veçantë zënë fjalët e urta të krijuara nga autori dhe meditimet e thukëta, të nxjerra nga  veprat e tij. Kështu që gama e krijimtarisë  si tregimtari dhe një nga themeluesit e prozës së shkurtër moderne shqiptare, edhe si dramaturg, mendimtar, analist, kritik, bibliograf, etj. Zgjerohet për lexuesit e studiuesit dhe bëhet më e plotë dhe më e larmishme.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të  vëllimit të tretë të veprës së Mid'hat Frashërit 

Në ceremoninë përuruese paraditen e 24 tetorit në sallën “Balsha” të Hotel “Tirana” ishin të pranishëm figura të njohura si shkrimtari Ismail Kadare, ambasadori i Kosovës Syl Ukshini, mbesa e Mid’hat Frashërit Najada Frashëri Toptani, studiuesi Aurel Plasari, shkrimtari Agron Tufa, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, botuesi Bujar Hudhri, i cili ka botuar tre vëllimet e veprës së zgjedhur të Frashërit,  studiuesja Dhurata Shehri dhe deputeti Agron Shehaj, i cili është edhe bashkëthemelues i institutit “Lumo Skëndo”. Kjo punë e shkrimtarit dhe historiani Uran Butka, vjen pas një kërkimi të gjatë të dokumenteve arkivore, të cilat i janë bashkëngjitur veprës autoriale, ndërsa këto botime janë një ftesë për thellimin e leximti dhe njohjes së një figure të shquar të letrave shqipe, si Mid’hat Frashëri, u shpreh drejtoresha e Biblitoekës, Persida Asllani, e cila u ndal ndër të tjera tek leximi i pikës së dymbëdhjetë të testamentit të Frashërit, “Nuk di ku do të vendoset instituti, por nëse do të jetë jashtë qytetit, do të doja  që varri im të ishte në një cep të kopshtit duke hyr nga port’ e jugut...” Asllani e quajti së bashku me Faik Konicën, themelues të prozës poetike.

Kjo vepër e tretë, krahas 15 tregimeve dhe novelave të botuara në librin “Hi dhe Shpuzë” më 1915-n, në Sofje të Bullgarisë, vjen me  50 tregime, skica dhe rrëfime poetike të pabotuara më parë  e po ashtu edhe fjalët e urta dhe drama e vetme e tij, “Foleja Kombëtare”, e cila vjen me një parathënie të shkrimtarit Ismail Kadare. Shkrimtari Agron Tufa u ndal në memuaristikën e Mid’hat Frashërit, duke veccuar stilin e tij të dallueshëm me tipare të groteskut, si edhe staturën e tij për të shkruar këtë zhanër të letërsisë, që sipas Tufës jo kushdo mund ta shkruajë pa rënë në megalomani.Sipas shkrimtarit, memuaristika e Mid’hat Frashërit nuk është himnizuese apo glorifikuese. Me groteskun dhe ironinë e hollë, nuk kursen as veten, ndërsa e përshkruan si “një burrë mes të tridhjetë a tridhjetepesave, i gjatë, sykaltër, rri me një xhaketë me pullë në mes dhe pas Luigj Gurakuqit është i treti të cilit i mbahet goja.”Në këtë vëllim me vepra të zgjedhura nuk  mungojnë analizat historike dhe kritika letrare. Lumo Skëndo boton te  revista “Hylli i Dritës” dhe në disa revista si “Diturija”, “Dodona” , “Edukata e “Re, “Besa”, etj., rubrikën kulturore “Duke kënduar një libër”. Studiuesi Aurel Plasari u ndal në këtë dimension të krijimtarisë së Frashërit, gjatë fjalës së tij.Janë publikime botimesh, komente, polemika, analiza dhe vështrime kritike mbi librat e autorëve shqiptarë dhe të huaj që flasin për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare.

Shkrimtari dhe historiani Uran Butka 

Miqtë e mi të Hyllit, shkruan ai , do ta kenë vënë re se në shkrimet që po botoj me titullin “duke kënduar një libër” kujdesi im është t’u jap një njoftim mbi veprat që botohen në Shqipërinë dhe t’i mbaj në korrent të ideve të botës, sa i takon vendit tonë. Kombet, si edhe njeriu, nuk mund të rrinë indiferentë për opinionin që kanë të huajt për ta. “Ç’thonë bota?” është një pyetje plot brengë që bën i moçmi. Kjo nevojë është edhe më e madhe akoma për ne shqiptarët, një kombi i lindur, i ri në jetën politike, një populli njohur ligsht dhe mbi të cilin është bërë një propagandë e ligë. Të njohurit e opinionit publik të botës për Shqipërinë s’është pra ,. Për ne një kuriozitet apo merak letrar, por detyrë politike dhe patriotike.

Shkrimtari Ismail Kadare

Kadare flet për  teatrin  dhe dramaturgjinë  shqipe në  parathënien e dramës së Frashërit  

Në parathënien e dramës “Foleja Kombëtare” ,shkrimtari Ismail Kadare, i cili e titullon “Drama e një lideri”,  ndërsa shkruan se vepra letrare në prozë e Frashërit ka zënë vend në fondin e thesarit të letrave shqipe, kjo dramë ka qenë thuajse e rastësishme. Kadare gjithashtu ndalet edhe tek jeta teatrale dhe dramaturgjia shqipe, që sipas tij nuk ka shkëlqyer ndonjëherë, në këtë zonë të Ballkanit dhe sipas tij, dramaturgjia përbën pjesën më të papërfillshme  në letrat shqipe. “Shqipëria është i vetmi vend në Europë, nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër. Teatri Kombëtar i sotëm, ish-teatri popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur Kinema Kosova nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj. Për një habi, qenë pamje të parë ngjan e  pashpjegueshme, faktorët proteatrotë në Shqipëri janë të barabartë me ata kundërteatrorë.”, shkruan Kadare, ndërsa duket se me këtë ka prekur edhe debatin aktual mbi shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, ndërsa ligji pritet të kalojë sërish në parlament gjatë punimeve të së enjtes së 25 tetorit. Ndër rrethanat që mund  t’i jepnin shtysë të ndjeshme teatrit shqiptar, shkruan Kadare,  dallohen tri kryesoret.“E para, vendi i shqiptarëve, ç’prej mijëra vitesh është fqinj me atë të grekëve, trualli ku lindi teatri antik. Për nga gërmadhat e moçme teatrore, Shqipëria është ende sot një nga vendet më të pasura në kontinent. E dyta, doket shqiptare, qoftë të gëzueshmet, qoftë të përzishmet, kanë një ngjyrim të theksuar teatror. E treta, vetë tipologjia e njeriut shqiptar, gjestet, e folura, dëshira për t’u dukur, etja për lavdi, për publik e për duartrokitje e afrojnë atë...më shumë nga teatrit se nga pragmatizmi i jetës.”

Mid’hat Frshëri ka dallgëzuar disa herë nga letërsia në politikë dhe anasjelltas, gjersa e ka lënë këtë botë në moshën 69-vjeçare, vijon Ismail Kadare, ndërsa vdekjen e Frashërit në një hotel të Nju Jorkut, më 1949-ën, e quan misterioze. “Gjithmonë e më tepër shtohen dyshimet se ka qenë vepër e zbulimit të fshehtë sovjetik për llogari të aleatit të tij, Shqipërisë komuniste.”, shkruan në parathënien e dramës “Foleja Kombëtare”, Kadare.“Ndërsa vepra e tij letrare në prozë ka zënë vend në fondin e thesarit shqiptar të letrave, drama “Foleja kombëtare” nuk ka qenë veçse një incident, aspak  me kuptimin e keq të fjalës. Ai vetë duhet ta ketë gjykuar si të tillë, përderisa nuk e ka botuar, por as asgjësuar.” Më shumë sesa një dramë, Kadare e sheh si skicën paraprake të një drame. “e lënë në kantier, siç u ndodh shpesh njerëzve të letrave, në fund të fundit,  mund tmerret si një peng apo qortim ndaj dramaturgjisë së kursyer shqiptare, që gati dy shekuj pas dramës së parë shqipe, ende s’ka qenë në gjendje të japë një pjesë të madhe teatri, nga ato që skenat e çdo vendi e presin gjithmonë me padurim.”

“Foleja Kombëtare” ndonëse e pakryer si vepër, sipas Kadaresë. zgjon interes për një vlerë gjithmonë të çmuar në  art: synimin për përmasa të mëdha. “S’është vetëm rrokja e dy trazimeve themelore të jetës shqiptare për gati një shekull, ndriçimi përmes dojes dhe arsimit të kombit në mënyrë paralele, për meshkujt dhe për femrat, as për listën tepër të lartë e të fisme të personazheve duke nisur nga Naim Frshëri At Gejrgj Fisha, Lef Nosi, Jani Vreto, Pashko  vasa, Sami Fashëri, sulltani turk, motrat Qiriazi, ministri i jashtë turk, etj, për të përfunduar te pjesa e pafisme si spiuni shqiptar Halili që spiunon Naimin  tek ministri i Brendshëm turk, etj. Është fjala për rejtrim dramatik të gjithë kësaj lënde në horizont të gjerë, të njohur tepër rrallë për të mos thënë të panjohur për teatrin ballkanik.”

Mid’hat Frashëri i fajësuar me gjithë koleksionin e akuzave, thotë Kadare, të cilat njeriu shqiptar, për fat të keq, i përdor aq bujarisht, i himnizuar me koleksionin tjetër, të kundërtin, si “gjeni i kombit” , që njeriu shqiptar përsëri për fat të keq, i përdor aq kopracisht kur duhet, e aq pa vend kur nuk duhet, ka shfaqur disa herë parashikime me të vërtetë profetike, sikur ta ndiente nga do  t’i vinte jo vetëm fatkeqësia e re kombit shqiptar, por  edhe vetë, vdekja, ishte i pari njeri në botë që gjeti një fillim bashkues midis ngjarjeve të 1917-ës në Rusi dhe rebelimit proturk të Haxhi Qamilit në Shqipëri, katër vite më parë, më 1914-ën, duke e quajtur këtë rebelim lëvizje bolshevike.Në prozën poetike, e  cila vjen për lexuein në këtë vëllim të tretë të krijimtarisë së Mid’hat Frashërit dallohet qartë fryma naimiane

..Kur shpirti më ndjen të ftohtë, kur zemra ndjen veten e saj, jetime, ju dua, o kujtime, si i varfëri që trazon hin’ e vatrës, për të gjetur pak shpuzë. Sa t’ëmbla t’i duken ato shkëndijat e vogla! Po edhe në kohë të gazit dhe të shpresës, ahere  kur një e sotm’e qeshur më bën të dua gjithë kohën e shkuar dhe të shoh t’ëmbël dhe të bukur udhën që kam përpara, edhe ahere, o miqt’ e mi dua të trazoj këtë hi të jetës, që të shoh shpuzën, ta shoh, të gëzohem e të qesh duke e flakur n’erë! Kështu shkruante plot lirizëm një njeri shumëpërmasor, që në veprimtarinë e tij rroku jo vetëm zhanret e letërsisë, por edhe aktivitetin politik dhe atë kombëtar. Pas 110 vitesh nga Kongresi i Manastirit, pjesëmarrës i të cilit qe edhe Frashëri, lexuesi e gjen aktuale edhe sot veprën letrare të Lumo Skëndos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë