Moti

Venecia nën ujë, pëmbytja më e rëndë në 50 vjet (fotogaleri)

Venecia po përballet me përmbytjet më të rënda në 50 vitet e fundit, dukë e lënë pjesën më të madhe të qytetit të dashur italian nën ujë. Ujërat janë arritur sot me një nivel rekord prej 1.87 metrash, niveli ishte më i lartë që nga vitit në 1966. Pamjet e publikuara nga mediat italiane tregojnë se vendet e njohura turistike janë përmbytur ndërkohë që banorët kanë lënë qytetin.

Gjithçka nisi pasi Venecia u godit nga një stuhi. Sheshi i Shën Markut një nga pjesët më të ulëta të qytetit, është një nga zonat më të goditura.

Për kryebashkiakun, përmbytjet rekord vijnë është një rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të klimës.

Nivelet më të larta të ujit në rajon në më shumë se 50 vjet do të lënë një shenjë të përhershme në historinë e qytetit tonë”, thotë Luigi Brugnaro. "Tani qeveria duhet të dëgjojë," shton ai "Këto janë efektet e ndryshimit të klimës … kostot do të jenë të larta". Kryebashkiaku tha që dëmi ishte i frikshëm dhe se ai do të shpallte gjendjen e emergjencës.

Po ashtu Bazilika e Shën Markut u përmbyt për herë të gjashtë në 1200 vjet. Brugnaro tha që monumenti i famshëm kishte pësuar "dëme të mëdha".

Qyteti i Venecias është i përbërë nga më shumë se 100 ishuj brenda një lagune larg bregdetit veri-lindor të Italisë. Dy persona vdiqën në ishullin Pellestrina, një rrip i hollë tokë që ndan lagunën nga deti Adriatik.

"Situata është dramatike. Ne i kërkojmë qeverisë të na ndihmojë", tha kryebashkiaku në Twitter, duke shtuar se shkollat do të mbeten të mbyllura derisa niveli i ujit të ulet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë