3 persona janë arrestuar dhe dhe 2 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohen se vendosnin baste online në mënyrë të paligjshme.
Policia e Shtetit ka njoftuar se, në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste u arrestuan shtetasit: R. G., 21 vjeç, banues në fshatin Velitërne, Maliq dhe G. E., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në celularët e tyre janë konstatuar faqe për vënien e basteve sportive; K. M., 28 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në lokalin në pronësi të babait të tij, shtetasit M. M., u konstatua duke vënë baste sportive, në celularin e tij.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit, në kundërshtim me ligjin", për babanë e 28-vjeçarit, shtetasin M. M., 52 vjec, si dhe për shtetasin E. H., 29 vjec, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi ushtronin të njëjtën veprimtari të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.