Ana Longfild, kryetare e Komisionit të Fëmijëve në Angli i bëri thirrje Boris Johnson që të vendosë fëmijët në ''skenën qëndrore'' nëse pretendon të rimëkëmbë vendin.
Sipas saj, fëmijët po humbasin shpresat për të ardhmen e tyre dhe e gjithë situata e shkaktuar nga përhapja e virusit Covid-19 po përkeqëson shëndetin e tyre mendor. Ana sugjeron që sapo të lehtëson masat anti-Covid, duhet të konsiderohet rikthimi i fëmijëve nëpër institucionet shkollore.
''Ishte demoralizuese që kryeministri jonë hapi klubet e natës dhe la shkollat mbyllur. Me këtë ritëm, pas pak kohësh do të nevojiten 10 miliardë pound për kontrollet dhe kujdesin e shëndetit mendor tek fëmijët. Që unë mendoj që Boris nuk i ofron dot,''- u shpreh Longfild.
Përfaqësuesi i Komitetit të Edukimit në Angli tha se situata momentale mund të rikthejë arsimin në nivelin e vitit 2011. Korona po rrezikon përshtatjen e një brezi të tërë, që ndoshta do ta kenë të vështirë të përshtaten më vonë me njëri-tjetrin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.