Kombetarja

Vendos Sadiku, Shqipëria imponohet përballë Andorrës

Përballë një kundërshtari modest si Andorra, Shqipëria e Ervin Bulkut është imponuar në 45 minuta e para, duke fituar 1-0.

Në këtë pjesë të parë që ka folur vetëm për kuqezinjtë, ka vendosur goli i Armando Sadikut. Sulmuesi elbasanas përfitoi nga një gabim i portierit vendas, për ta dërguar topin në rrjetë në minutën e 21’. Kuqezinjtë kanë dominuar totalisht këtë pjesë të parë të ndeshjes në Andorrë, duke pasur disa raste të pastra për ta dyfishuar rezultatin, por Uzuni, Grezda dhe Xhaka kanë qenë të pasaktë në tentativat e tyre.

I vetmi rast për ekipin vendas ishte në minutën e 27’, kur Klemente provon me një goditje fluturimthi nga distanca, topi shkon ngjitur me traversën e portës së mbrojtur nga Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë