Vendimi i qershorit për hapjen e negociatave ka intensifikuar takimet e politikës shqiptare në kancelaritë e vendeve të BE, por edhe vizitat e liderëve evropianë në vendin tonë.
Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk viziton të martën Tiranën, në kuadër të një turi ballkanik. Diplomati evropian do të pritet nga kreu i qeverisë Rama, me të cilin do të dalë edhe në një konferencë për mediat.
Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk pas vizitës në Tiranë do të udhëtojë drejt Beogradit, ku do të takohet me Presidentin serb, Vucic. Prishtina do të jetë vendqëndrimi i radhës i Tusk, ku do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, më pas do të vijojë me vizitat në Malin e Zi dhe Maqedoni.
Kryeministri Edi Rama pritet të takojë të enjten kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku do t’i kërkojë Bundestagut mbështetje për Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE.
Pas dritës jeshile të dhënë nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave, deri në muajin qershor, Shqipëria duhet të marrë votat e parlamenteve të vendeve anëtare të BE, kur pritet që Këshilli i Europës të japë vendimin përfundimtar.
Të hënën, Tiranën e vizitoi edhe Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel.
3 Most Common Fraudulent Drugs
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.