Futboll

Vendimi, Kupa e Amerikës 2024 do të zhvillohet në SHBA me 16 skuadra

Gazeta si - Edicioni 2024 i Kupës së Amerikës do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi është marrë në kuadrin e një bashkëpunimi mes dy konfederatave futbollistike të Amerikave.

Lajmi është bërë i ditur nga Concacaf. ‘Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 16 skuadra: 10 skuadra nga konfederata ameikano-jugore (Conmebol) dhe 6 skuadra nga konfederata e Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibet’, - ka saktësuar Concacaf.

Pas 2016-ës, kur u zhvillua edicioni 'centenaria' i Kupës së Amerikës, SHBA-të do ta presin këtë event për herë të dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë