Kosova

Vendet e rrezikuara nga Covid 19/ Gjermania heq nga lista Kosovën, por jo Shqipërinë

Instituti gjerman ‘Robert Koch’, ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga koronavirusi. Nga kjo listë, prej sot (24. 10. 2021), janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori.

Prej sot, udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani, nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim, raporton ‘Deutche Welle’.

Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, për shkak të shifrave më të larta të infektimeve me Covid 19.

Udhëtarët nga këto vende, duhet të kenë një test me vete (nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit), e ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar duhet të futen  edhe në karantinë 10-ditore në Gjermani.

Karantinimi mund të shkurtohet pas pesë ditësh nëse bëhet një test dhe rezutlati i testit është negativ. Personat që udhëtojnë nga vendet e rrezikuara duhet të lajmërohen edhe në linkun Einsreiseanmeldung.de.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë