Gazeta Si – E ardhmja e Vedat Muriqit mbetet e paqartë. Sulmuesi i Kosovës ka përfunduar huazimin te Majorka dhe duhet të kthehet te Lacio, por jo për të qëndruar. Ai me shumë mundësi do të luajë me një skuadër të re sezonin tjetër.
Aventura spanjolle e Muriqit ishte e suksesshme. Ai shënoi gola të rëndësishëm me fanellën e Majorkës, duke rigjetur pak a shumë formën e tij të mëparshme.

Klubi i Majorkës është bindur për ta marrë përfundimisht nga Lacio, por ka kërkuar nga drejtuesit e ekipit italian të ulin pretendimet e tyre për sulmuesin Vedat Muriqi.
Në Turqi ndërkohë po shtohen çdo ditë zërat për një kalim të mundshëm të kosovarit te Gallatasaraji. Ekipi i madh turk beson shumë tek aftësitë e sulmuesit, i cili i ka dhënë provat kur luante me Fenerbahçen.
Është një udhëkryq i vërtetë, ku duhet arritur një akord mes Lacios, vetë lojtarit dhe klubit që dëshiron ta blejë Muriqin. Emri i tij mbetet i lakuar në merkato dhe pista më e mundshme është ajo turke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.