Ngjarje

Vdekja e Lear Kurtit / Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Policia ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën

Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një reagim zyrtar thotë se policia ka vepruar në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, për shoqërimin e të riut Lear Kurti, që ndërroi jetë një ditë më parë në komisariatin e policisë.

Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, punonjësit e policisë duhet të kishin dërguar të riun me urgjencë në spital jo në komisariatin e policisë, pasi ato e kanë konstatuar menjëherë se ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

KSHH bën thirrje që prokuroria të hetojë ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga forcat e policisë, shkakun e vdekjes së viktimës dhe nëse kjo ngjarje mund të parandalohej, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë