Moti

Vazhdon i nxehti afrikan, temperatura të larta mbi mesataren e muajit

Vendi ynë po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të nxehta nga Afrika të cilat po mbajnë mot me diell dhe temperatura të larta mbi mesataren e muajit.  Sipas meterologes së Gazetës "Si" temperaturat sot parashikohen 18-34 gradë në veri, 20-37 gradë në zonat e ulëta, 19-33 gradë në bregdet.
Ditën e Enjte moti do të mbetet i qendrueshem me diell dhe kalime te vranësirave në mesditë në zonat malore. Temperaturat do të jenë me tendencë rënie në mesdite.
Zonat malore 16-31 gradë celsius.
Zona e ulët 19-35 gradë celsius.
Zona bregdetare  22-32 gradë celsius!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë