Kombetarja

Vazhdon e tatëpjeta, kombëtarja u-19 mundet nga Rumania

Vijojnë rezultatet negative në të gjitha nivelet e ekipeve kombëtare. Pas kombëtares së madhe, që ka pësuar disfatën më të rëndë të dekadave të fundit në “Loro Boriçi”, pasditen e kësaj të marte, ishte radha e ekipit U-19 që të mposhtej.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani është mundur me rezultatin minimal 0-1 nga përfaqësuesja U-19 e Rumanisë. Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore e zhvilluar në qytetin e Fierit, pas asaj të datës 18 nëntor, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 1-0. Rumunët përballjen e kësaj të marte kaluan në avantazh falë një autogoli nga Kapllani në minutën e 52-të. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” ekipi i Erion Bogdanit nuk arriti të ishte në nivelin e disa ditëve më parë. Nga ana tjetër rumunët dukej sikur kishin marrë mësim nga disfata në përballjen e parë dhe këtë herë ia dolën që të marrin revanshin.

Bogdani në këtë ndeshje luajti me këtë formacion: Malaj, Malo, Shehu, Ndreckaj, Pici, Rrapaj, Morina, Shoti, Bozhanaj, Bullari, Muci.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë