Sociale

Vatra të reja zjarresh; Situata problematike në Thirrë dhe njësia administrative Fushë Arrëz ku zjarri po afrohet drejt banesave

Gjatë orëve të fundit zjarri në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës ka zgjeruar pak perimetrin. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes ku thuhet se problematike mbetet situata në vatrën e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë- Arrëzit, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave.
Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave  Kacni dhe Qafë Murrë, të Dibrës. Ndër të tjera në njoftimin zyrar të Mbrojtjes, thuhet se në përmirësim është situata në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, ku ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit.

" Zjarri ka përmirësim në Qafë Murre, pasi ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.
Zjarri në fshatin Kacni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar në terren të vështirë, pa rrezik për banesat. Po punohet nga forcat në terren për ta mbajtur larg zonës së banuar (pjesë e bashkisë Klos). Ka filluar prej mëngjesit ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit, bashkia Pukë," thuhet më tej në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë