Ushqim

Varësia ndaj ushqimit e ngjashme me atë ndaj drogës, si ta luftoni këtë problem

Varësia ndaj ushqimit është një gjendje e rëndë mjekësore. E ngjashme me varësinë nga droga, duhani, kafeina, simptomat e varësisë ushqimore mund të përfshijnë vështirësi në kontrollin e sjelljes, dëshirave, tolerancës etj. Për fat të keq, shumë njerëz që vuajnë nga varësia e ushqimit hezitojnë të marrin ndihmë sepse gjendja shoqërohet shpesh me ndjenjat e turpit, fajit dhe vetëbesimit të ulët.

Po çfarë ndikon konkretisht dhe cilat janë arsyet që këta njerëz janë të varur nga ushqimi në pjesën më të madhe të kohës?

Dietologia e njohur Anila Kalleshi, shprehet për Gazetën "Si", se një neurotransmetues dhe që njihet si dopaminë, sillet vazhdimisht në tru, duke ndikuar në të njëjtën mënyrë siç ndikon tek njerëzit e varur nga droga apo substancat e tjera.

“Një neurotransmetues i quajtur dopaminë është i përfshirë në kushtet e varësisë dhe sillet në tru në të njëjtën mënyrë tek njerëzit që kanë varësi nga droga, e njëjta gjë ndodh edhe me ata që kanë varësi ndaj ushqimit. Nëse je i lumtur apo jo kjo ka te bëjë me një gjendje mendore dhe gjithçka duket se lidhet me hormonet që transmetojnë apo zgjojnë receptorët e lumturisë në atë zonë të trurit që është përgjegjëse për këtë ndjesi. Serotonina është neurotransmetues, një përçues kimik në trurin tuaj , të cilit i atribuohen ndjenjat e lumturisë. Kjo substancë përçon impulset ndërmjet trurit dhe qelizave nervore.”

Ajo thotë se dopamina është një tjetër neurotransmetues që kontrollon lëvizjet, reagimet emocionale dhe aftësinë e të ndjerit dhimbje ose kënaqësi. Ngjashëm me adrenalinën, dopamina gjithashtu kontrollon motivimin.

Ashtu si për shumë gjëra të tjera për të cilat njerëzit mund të kenë varësi, ushqimi mund të sjellë kënaqësi intensive. Nëse je i varur nga ai, do të ndihesh i shqetësuar dhe i dëshpëruar kur nuk mund të fusësh duart në ushqimet që dëshiron.

Ndërsa se cila është mënyra e duhur për të shmangur këtë lloj varësue, Anila thotë se: “Rregullimi i nivelit të dopaminës është thelbësor për shëndetin psikik dhe fizik të njeriut.”Gjithashtu shton se : “Ndërgjegjësimi është zgjidhja më e sigurt për të larguar këtë anomali duke shmangur një sërë patologjish që do të bëheshin prezent nëse do të vrazhdoheshe në të njëjtën mënyrë. Më pas një dietë e ekuilibruar e shoqëruar me një aktivitet fizik gjithashtu sa më shumë pran vetës miq të cilët ju mbështesin në përpjekjen tuaj për të dalë nga kjo varësi”.

Ashtu si për shumë gjëra të tjera për të cilat njerëzit mund të kenë varësi, ushqimi mund të sjellë kënaqësi intensive. Nëse je i varur nga ai, do të ndihesh i shqetësuar dhe i dëshpëruar kur nuk mund të fusësh duart në ushqimet që dëshiron.

Sipas Institutit të Varësisë Ushqimore, është e mundur varësia e ushqimit të kapërcehet edhe me kurse trajtimi, të cilët i ndihmojnë personat e varur nga ushqimi nga ana psikologjike dhe sociale. “Trajtimi i varësisë ushqimore zakonisht përfshin këshillime dhe grupe mbështetëse që ndihmojnë në zvogëlimin e dëshirave për ushqime. Medikamentet mund të përdoren gjithashtu për të reduktuar vaktet e shpeshta, dhe për të larguar oreksin.”

Po ashtu njerëzit duhet të kenë parasysh se simptomat e varësisë nuk lidhet vetëm me abuzimin ndaj substancave. Ata duhet të senibilizohen se edhe varësia ndaj ushqimit, ka të njëjtat kushte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë