Komunitet

Vapa nuk ikën me gushtin…

Fragment imazhi gjatë paradites nga pamjet satellitore

Mos iu largoni plazhit! Ditët e nxehta nuk na kanë dhënë ende lamtumirën për këtë verë.

Sipas meterologes të Gazetës ‘Si’, Ballkani është përfshirë këtë fillim jave nga një qendër ciklonike, e cila ka sjellë rreshje shiu në të gjithë vendin dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Rënie më e ndjeshme ka mesdita si pasojë e masave ajore më të freskëta veriore.

Për ditën e sotshme

Duke nisur nga dita e martë deri në ditët e fundit të muajit gusht, do të kemi përmirësim të motit. Pra, sërish do të riaktivizohen masat ajrore të nxehta me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit afrikan. Moti do të vijojë me diell dhe rritje graduale të temperaturave.

Në vijim

Gazeta "Si" do të ofrojë së shpejti shërbimin e parashikimit të motit në tre ditë, ndarjen sipas rajoneve dhe pamjet satelitore live.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë