Moti

Vapa bie nga e mërkura

Pas një jave intensive e të nxehtit afrikan që përfshiu vendin tonë, gradualisht do të kemi ndryshime në kushtet e motit. Duke nisur nga e marta pritet të afrohen masa ajri me të freskëta veri-perëndimore duke sjelle rënie graduale të temperaturave. Por do të jetë dita e mërkurë, kur vendi ynë do të përfshihet nga masa ajri të paqëndrueshme me origjinë atlantike dhe do të ketë reshje shiu, stuhi dhe shkarkesa elektrike në pjesën me të madhe të vendit. Temperaturat do të pësojnë rënie të konsiderueshme. Në zonat malore mesdita nuk do t’i kalojë 23 gradët, ndërsa bregdeti dhe zona qendrore do të shënojnë deri në 28-32 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë