Politike

Vangjel Dule akuzon Ramën nga Kuvendi: Mori peng Fredi Belerin

Përmes një fjale të mbajtur në Kuvend, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kërkoi lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit, kandidatit fitues në Himarë, i cili sipas tij po mbahet peng si i burgosur politik.

Ai tha se komunitetit i Himarës po i nëpërkëmbet e drejta e Sovranit vetëm nga dëshirat e kryeministrit, që e krahasoi me Ludovikun.

“Në vendin tonë me përjashtim të punës së përkushtuar të këtij institucioni, s’kemi pasur atë mbështetje që ne si Kuvend duhet ta kishim garantuar. Avokati i Popullit është një institucion opozitar ndaj qeverisë. Ne jemi në një fazë shumë të arrirë të pushteteve ku kemi shtet, qeveri, dhe një Ludovik që thotë; shteti jam unë. Në një kohë kur Luigji i XIV ishte idhull, ky i joni është turp i kombit. Një qytetar, Fredi Belerit i dhunohet në mënyrë arbitrare në çdo këndvështrim, liria. Një kryetari të zgjedhur me mandat të ratifikuar si një nga 61 bashkive të vendit, i privohet e drejta kushtetuese. Një komuniteti. Atij të Himarës, i nëpërkëmbet e drejta klasike e sovranit. Përse? Thjesht dhe vetëm se nuk i pëlqen Ludovikut të parë të Shqipërisë autor i pengmarrjes së zotit Beleri është Rama. Para zgjedhjeve të majit, ishte ai që dha sinjalin në takimin me himariotët, të supozuar. Ky motiv i cili ishte denigrues, intimidues, nga çdo këndvështrim, abuziv, motivi ishte Fredi Beleri. Stigmatizimi, demonizimi i tij me qëllimin final rrëmbimin e Bashkisë së Himarës. 30 minuta para rrëmbimit të Belerit, Rama dha urdhrin që të rrëmbehet dhe të mbahet peng”, tha Dule ndër të tjera


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë