Media Galeri

Vala e të nxehtit, amerikanët përballen me temperatura të larta

Më shumë se nëntë milionë njerëz në tetë shtete në SHBA janë nën alarmin e nxehtësisë ekstreme, që pritet të rritet në ditët në vijim.

Në javën e ardhshme, rreth 70% e amerikanëve do të përjetojnë temperaturat më të larta që në vitet ’90 dhe gati 20% e vendit do të shohin temperatura mbi 38 gradë.

Vapa ekstreme vret më shumë amerikanë se çdo rrezik tjetër i lidhur me motin çdo vit.

Mesatarisht 138 njerëz vdesin në SHBA çdo vit për shkak të nxehtësisë së tepërt, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë