Moti

Vala e të nxehtit Afrikan, temperaturat priten të arrijnë 33 gradë

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga ajrore të freskëta nga europa lindore të cilat do të ndikojnë gjatë fundjaës edhe  vendin tonë duke sjellë rreshje lokale në veri.

E Shtunë 21 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në veri dhe reshje të në Alpe. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      10/26°C
Zona e ulët          10/28°C
Zona bregdetare  12/27°C

Kosova, e Shtunë data 21 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 24°C -27°C .

E Diel 22 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në veri dhe reshje të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      10/27°C
Zona e ulët          10/30°C
Zona bregdetare  14/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë