Politike

Vala e dytë e ambasadorëve në Kuvend, mes 12 emrave të rinj edhe ish shefi i SHISH

Nga Gazeta ‘Si’-Qeveria ka dërguar në Kuvend emrat për ambasadorë të Shqipërisë në 12 shtete.

Mes tyre, është edhe emri i Oljan Kanushit, ish-drejtues i SHISH, i cili është kandidat për ambasador në Republikën e Sllovenisë.

Lista e plotë:

Z. Petrit Malaj , kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kosovës , rezident

 Z. Qirjako Qirko kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Hungarisë , rezident

Z. Bardhyl Canaj, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Serbisë, rezident

Z. Artur Kuko, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”, jo rezident

Znj. Albana Dautllari, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jo rezident

Z. Genc Pecani, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Federatën Ruse, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë dhe në Republikën e Uzbekistanit, jo rezident

Z. Oljan Kanushi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Sllovenisë, rezident

 Znj. Mimoza Halimi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë, në Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jo rezident

 Z. Sokol Dedja, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Mbretërinë e Danimarkës, rezident

Znj. Inid Milo, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Moldavisë, jo rezident

·Znj. Entela Gjika, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, jo rezident

 Z. Ilir Hysa, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Shtetin e Kuvajtit, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Irakut, jo rezident


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë