Editorial

Vaksinat nga Kina të paktën do na japin mundësi të punojmë

Me 1 milion vaksina të kontraktuara së fundi Shqipëria mund të bëjë një hap të madh për të shpëtuar  shëndetin e shumë shqiptarëve dhe nisur kurën për shërimin e ekonomisë. Paçka se janë kineze dhe mund të ngjallë refuzim, ato mjaftojnë që ata që kanë një punë t’i kthehen asaj pa pasur asnjë kufizim.

Zoti Rama tha në Rinas në mbërritje të dozave të para se deri në maj pretendon vaksinimin e  500 mijë vetave  dhe pjesa tjetër më pas. Të paktën deri në filllim të sezonit të  verës kryeministri projekton një  vaksinim për rreth 1 mln vetë.

Në fund të vitit 2019, përpara shpërthimit të pandemisë në vend, kishte rreth 1,2 milionë shqiptarë që kishin zyrtarsht një punë. Ky numër edhe pse koincidon me dozat që pritet të vijnë dhe atyre që kanë ardhur, mjafton për t’u dhënë të paktën optimizëm dhe më shumë argumente ekspertëve për të sugjeruar lehtësimin e jetës sociale dhe ekonomike.

Në mars 2020, pandemia e COVID-19 hapi siparin e një krize ekonomike të pashembullt që u shfaq me shpejtësi dhe egërsi. Për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, Shqipëria, si shumica e vendeve urdhëruan të mbyllin bizneset jothelbësore. Si rezultat, punëtorët u pushuan nga puna dhe kërkesa ra. Megjithëse qeveria injektoi disa para ato ishin të pakta dhe për kohë të shkurtër. Në pamundësi për një mbështetje më të gjerë buxhetore me financime direkte te bizneset dhe individët, u lehtësuan masat që sipërrmarja të merrte më shumë frymë duke riksuar nga ana tjetër me një rritje 2-3 fish të të infektuarve. Sa pa nisur vaksinimi, përfitimi ekonomik gjithsesi mbeti më i vogël se kostot e infeksionit.

Kur u bë bilanci në fund të vitit 2020, u pa që rënia ekonomike lëvizi  deri në -10 për qind.

Megjithëse kishte disa modele parashikimi, askush nuk mund të gjente dot se çfarë forme do të kishte kurba e ringritjes. Gjithçka do të varej sa shpejt do të dilte vaksina dhe sa shpejt mund të përdorej ajo nga popullata.

Tani që të paktën kemi një parashkim në numër vakinash të kontraktuara ose të negociuara, mund të guxohet edhe për një parashikim ekonomik optimist që lind vetëm nga fakti se  i zotërojmë vaksinat. P.sh kur në 16 nëntor 2020, Moderna njoftoi se vaksina e saj e koronavirusit ishte 94.5% efektive bursa ndërkombëtare vendosi rekorde në rritje.

Historikisht vaksinimet kanë sjellë rritje me hop. Kthimi vjetor ekonomik i vaksinimeve është vlerësuar nga Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimet (GAVI) të jetë midis 12% dhe 18% dhe se përftimet që vijnë pas  saj lidhen me shkurtimin e ndjeshëm të kostove që duhet për të mbrojtur shëndetin duke reklamuar buxhetin, por  ndërkohë japin një efekt më të gjatë se një vit pas vaksinimit. Vetëm nga shpëtimi i jetëve të kërcënuara nga fuqia vrasëse e Covid dhe rritja e jetëgjatësisë ekonomia mund të prekë një rritje që vlerësohet 0.3-0.5 për qind. Në fakt, kështu është gjithnjë ,një investim për shëndetin sjell patjetër rritje ekonomike. Por nuk janë vetëm kostot e shkurtuara dhe multiplikatori pozitiv pas vaksinimit. Shqipëria nëse nxiton me gjetjen e sasive të nevojshme dhe nëse arrin shpejt të vaksinojnë popullatën, fiton një avantazh konkurruese të paktën në rajon.

Një tortë e  madhe i pret të gjitha vendet dhe ajo vjen nga turizimi. Për Shqipërinë e  cila në 2019 pati  mbi 5 milion turistë, kjo llokmë vlerësohet mbi 10 për qind të PPB-së. Më shumë vaksina, më pak të infektuar deri në fillim të sezonit do të thotë një treg i pastër. Tregjet të tilla janë të kërkuar nga investitorët( edhe pushuesi është një lloj investitori) , ndaj Shqipëpria nuk ka pse ta humbas këtë shans edhe pse doli nga vatha e BE-së duke ju drejtuar Kinës përmes Turqisë. Në fund të fundit edhe pushuesit më të mëdhenjë nuk janë nga BE paçka se  e foluara  tyre dëgjohej më shpesh nëpër birgjet shqiptare, në verën para pandemisë.

Megjithatë sipas shumë ekspertëve një vaksinë është e nevojshme, por jo e mjaftueshme, për të rikthyer ekonominë në shëndet të qëndrueshëm. Ka efekte të nivelit të dytë, të tilla si papunësia afatgjatë, konsumi nën mestaren etj të cilat do të vazhdojnë të ulin rritjen eknomike edhe  pasi vendi të arrijë imunitetin e tufës.

Shumë njerëz mund të ndryshojnë zakonet e tyre për mirë, ndoshta duke ulur kërkesën përgjithmonë. Megjithatë disponibiliteti i vaksinave mund t’u ja biznesve më shumë dritë për të projektuar planet afagjatë për investime. Ka pa dyshim dy anë kjo pandemi, por më e keqja ka ndodhur  ndja përpara mbetet e mira. Se kur do të vij kjo varet edhe nga qeveria. Ka eksperetë  që  mendojnë se "vetëm vaksina mund të mos sigurojë vrull të mjaftueshëm për të rikthyer ekonominë në një rritje të qëndrueshme. “Pandemia ka krijuar një spirale në rënie që do të jetë e vështirë të dalë. Çdo rikuperim do të varet nga të paturit e një ideje më të qartë të kthimit të kërkesës .

Por përtej të gjitha skenareve vaksinimi me këto doza edhe pse ende jo kaq shpejt për të gjithqë do i jap mundësi Shqipërisë dhe shqiptarëve që të kenë mundësi të punojnë, pa mbetur mbrapa të tjerëve.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë