Sociale

Vaksina Pfizer funksionon edhe për mutacionet e tjera të Covid-19

Pfizer dhe BioNTech  kanë konfirmuar se vaksina e tyre ishte efektive kundër mutacioneve të koronavirusit që kanë ndodhur në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Në një deklaratë, të dy kompanitë thanë se "ndryshimet e vogla" të gjetura në testet krahasuese të virusit origjinal dhe mutacioneve të fundit "nuk kanë gjasa të nxisin ulje të ndjeshme të efektivitetit të vaksinës.

Ndërsa zbulimet tregojnë se nuk ka nevojë për një vaksinë të re për të trajtuar llojet e reja, Pfizer dhe BioNTech  kanë deklaruar se ata do të përgjigjeshin nëse do të kishte prova të tjera që variantet mund të mundnin vaksinën e tyre aktuale.

“Ne do të vazhdojnë të monitorojnë efektivitetin e vaksinës sonë, përfshirë  edhe për shtama të reja,” thanë ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë