Kombetarja

Vajzat kuqezi triumfojnë në Prishtinë, Shqipëria shënon 3 herë dhe ngjitet e 4-ta

Shqipëria në futboll për femra ka fituar në Prishtinë ndaj Kosovës, me rezultatin 1-3. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka reaguar si duhet pas humbjes së thellë me Norvegjinë, 0-7, duke bërë një ndeshje të mirë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ishte ndeshja e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës dhe tashmë Kombëtarja jonë mban vendin e katërt në grupin e saj, me 7 pikë.

Kristina Maksuti shënoi golin e parë për vajzat kuqezi, pas një pasimi të saktë të Krasniqit. Kapitenja Megi Doçi realizoi golin e dytë në fundin e pjesës së parë, pas një veprimi të bukur teknik. Kosova shkurtoi diferencën me anë të Kaltrina Biqkajt, por në pjesën e dytë Shqipëria shënoi përsëri, këtë herë me Qëndresa Krasniqin.

Duhet theksuar se kjo ndeshje u zhvillua në kushte shumë të vështira atmosferike, në temperatura shumë të ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë