Kombetarja

VIDEO/ Vajzat kuqezi e bëjnë festë në “Loro Borici”, 4 gola Qipros

Pa trajnerin Armir Grima, i infektuar nga Covid-19 para një ditë para ndeshjes, Kombëtarja e femrave në futboll ka mundur thellë Qipron, 4-0. Ishte fitorja e dytë në grup dhe po e dyta ndaj Qipros që mban vendin e fundit, kurse Shqipëria vendin e 4-t me 6 pikë. Ndaj këtij kundërshtari, skuadra jonë ka shënuar në total 6 gola dhe nuk ka pësuar asnjë.

Serinë e golave në stadiumin “Loro Boriçi” e hapi Suada Jashari në minutën e 18-të. Tre golat e tjerë u shënuan në 10 minutat e fundit, ku Megi Doçi realizoi me penallti e më pas Luçie Gjini dhe Kristina Maksuti vulosën rezultatin në 4-0. Festa ishte e gjitha për vajzat kuqezi. Edhe niveli i lojës së tyre ishte i kënaqshëm në këtë ndeshje.

Nga ndeshja Shqipëri-Qipro, 4-0. Doçi në aksion. Gazeta Si, 27 nëntor 2020

Shqipëria nuk ka shanse për kualifikim, pasi përpara saj janë Finlanda, Portugalia dhe Skocia, megjithatë mbetet për t’u vlerësuar progresi që Kombëtarja e femrave në futboll ka bërë së fundi.

https://streamable.com/6g376f

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë