Futboll

Uzuni bie nga kategoria, dramatike java e fundit për sulmuesin

Gazeta Si - Java e fundit e kampionatit ishte dramatike për ekipin e sulmuesit kuqezi, Myrto Uzuni. Granada nuk mundi të fitonte ndaj Espanjolit të Bares dhe ra nga La Liga. Sezonin e ri do të luajë në kategorinë e dytë spanjolle (Segunda).

Uzuni e nisi nga stoli ndeshjen me Espanjolin, që përfundoi 0-0. Ai luajti gjysmë ore, por nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij për të marrë tri pikët.

Kjo ndeshje ishte vërtet dramatike, sepse Granada humbi një penallti 20 minuta para fundit. Molina gaboi nga pika e bardhë, duke ndëshkuar skuadrën e tij.

Myrto Uzuni. Gazeta Si, 23 maj 2022

Majorka dhe Kadizi, dy rivalët e skuadrës së Uzunit, fituan në transfertë javën e fundit. Granada mbeti kështu një pikë pas tyre dhe tani duhet të mendojë për pjesëmarrjen në Segunda.

Për sulmuesin kuqezi nuk është një lajm i mirë, sepse në La Liga ai do të ishte gjithmonë në vitrinë. Uzuni kaloi në Spanjë pas aktivizimit në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit dhe në Hungari me Ferencvaroshin.

Gjatë aktivizimit me Granadën, lojtari beratas nuk ka mundur të shfaqë potencialin e tij. Ndoshta ka ndikuar edhe fati. Ai ka shënuar vetëm një gol këtë sezon.

Ndryshe nga Uzuni, dy kuqezinjtë e tjerë të Spanjës, Bare dhe Balliu, do të luajnë sërish në La Liga. Ekipet e tyre nuk kanë rrezikuar rënien nga kategoria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë