Ushqim

Ushqimi me yndyrë dhe sheqer të tepruar dëmton trurin

Sipas një studimi të fundit konsumi i një diete perëndimore, për vetëm një javë mund të dëmtojnë funksionimin e trurit dhe të shtyjë të rinjtë drejt obezitetit.
Pjesëmarrësit e studimit konfirmuan se pasi kishin konsumuar ushqime me yndyrë dhe sheqer të lartë, kishin probleme me kujtesën kur kryen testin e kujtesës, ndërkohë që pas asaj jave kishin më shumë dëshirë për të konsumuar të njëjtat ushqime.
Hulumtimi tregoi që dieta perëndimore me sheqerna dhe yndyra shkakton probleme në pjesën e hipokampusit të trurit, pjesa që përfshin kujtesën dhe kontrollin e oreksit, duke e bërë kështu më të vështirë për njerëzit të kontrollojnë oreksin e tyre.
“Mjafton vetëm një javë për t’u “dashuruar” me ushqime si patate të skuqura ose çokollata. Fakti që mësoheni me këtë dietë e bën më të vështirë t’i rezistosh apo të ndryshosh dietën ushqimore,” shprehet Richard Stevenson, profesori i psikologjisë në Universitetin Macquarie në Sidnei një nga autorët e studimit.

Në këtë studim morën pjesë 110 pjesëmarrës të shëndetshëm mes moshës 20 dhe 23 vjeç, duke u ndarë në dy grupe, njëri grup që konsumonte një dietë të shëndetshme dhe grupi tjetër që konsumonte ditën ushqimorë me shumë yndyrna dhe sheqer.
Gjetjet konfirmojnë hulumtimet të hershme që janë kryer tek kafshët, të cilat kanë treguar se ushqimi me yndyra është i dëmshëm për trurin. Nuk ka ende një përgjigje konkrete se pse ndodh kjo gjë, por ekspertët thonë se nga skaneri që kanë parë në momentin që personat kishte konsumuar ushqime me yndyrë dhe sheqerna, hipokampusi në tru është bllokuar duke dobësuar kështu kujtesën.
Këto dëmtime fillestare delikate të shkaktuara nga kjo dietë do të krijojë gjithashtu edhe mundësinë për krijimin e sëmundjeve si obeziteti dhe diabeti.
Stevenson beson se qeveritë duhet të kufizojnë konsumimin e ushqimit me yndyra dhe sheqer, njëjtë si po përpiqet të kufizojë edhe konsumimin e duhanit.
Studimi, i cili u botua në revistën “Royal Society Open Science,” është një nga hulumtimet e para që shqyrton nëse dietat e tilla dëmtojnë kujtesën./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë