Ekonomi

Ushqimet rrisin inflacionin e shkurtit

Inflacioni i matur në terma vjetor për shkurtin nga INSTAT rezulton 2,1 %.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,9 %, është vërejtur në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante”, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mallra dhe shërbime të ndryshme”, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,5 %, pasuar nga grupet “Shëndeti”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Argëtim dhe kulturë” %.

Në muajin shkurt 2019, indeksi në terma mujorë rezultoi 0,8 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”. Ndërsa, grupi “ Veshje dhe këpucë” pati një ulje prej 0,1 %, krahasuar me muajin e mëparshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë