Gazeta Si – Barazim pa emocione mes Uruguajit dhe Koresë së Jugut. Dy skuadrat e Grupit H kanë anuluar praktikisht njëra-tjetrën në këtë ndeshje, ku rastet për shënim në portat respektive ishin vërtet të pakta.
Uruguaji nuk pati edhe fat në këtë ndeshje, sespe goditi dy herë shtyllën. Një herë në fundin e pjesës së parë, me mbrojtësin Diego Godin, në zhvillimet e një goditjeje këndi. Shtyllën e dytë e goditi Federiko Valverde në fundin e ndeshjes.

Zhgënjim për sulmuesit e kombëtares amerikano-jugore, me emra të mëdhenj si Suarez, Nunjez dhe Kavani, të cilët u bllokuan nga mbrojtja e aziatikëve, e përbërë nga katër Kim. Për Korenë e Jugut një rast të mirë e pati Son, që gjuajti jashtë nga shumë afër portës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.