Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se midis grerëzave dhe bletëve, ka një dallim të madh për publikun. Ky fakt nuk na tingëllon i çuditshëm sepse të gjithë e kemi bezdi kur një grerëz i vjen rrotull birrës sonë. Studiuesit këndvështrimin e publikut masiv nuk e quajnë të drejtë sepse grerëzat janë ekologjikisht të dobishme po aq sa bletët, kështu që ata kryen një sondazh për të kuptuar prejardhjen e mendimit që kanë njerëzit. Në këtë sondazh morën pjesë 750 njerëz nga 46 vende të botës. Gjatë pyetsorit pjesëmarrësve i’u kërkua të vlersonin insektet nga minus pesë që do tregonte opinionin e tyre negativ deri në plus pesë që tregonte opinion pozitiv. Shumica e përgjigjeve për bletët merrnin vlersimin nga tre dhe lartë, ndërkohë që ishte e kundërta për grerëzat. Sipas pjesmarrësve bletët janë të dobishme sepse na japin mjaltin dhe bëjnë pjalmimin e luleve, ndërsa për grerëzat thanë se nuk i dëshirojnë për shkak se janë të rrezikshme dhe shkaktojn dhimbje. Përpos medimeve të njerëzve grerëzat janë po aq të rëndësishme sa bletët por problemi, sipas Dr Seirian Sumner nga universiteti i Londrës i cili udhëhoqi hulumtimin, është se grerëzat kanë pasur një opinion të keq, pasi publiku nuk është i vetëdijshëm për të gjitha gjërat e mira që ato bëjnë, kështu konsiderohen si shqetësuese dhe të parëndësishme për ekosistemin."Njerëzit nuk e kuptojnë se ato janë tepër të çmuara," tha ajo për “BBC News”. "Edhe pse mund të mendoni se përpiqen të marrin sanduiçin apo birrën tuaj, në të vërtetë po kërkojnë ushqim për larvat e tyre.”Dr Sumner gjithashtu, zbuloi se ky mendim për grerëzat vjen dhe nga një mungesë e hulumtimeve për efektet positive që kanë në mjedis. Sipas një analize të saj në 908 dokumenta, kishte vetëm 2.4% publikime për grerzat dhe dobitë e tyre dhe pjesa më e madhe (97.6%) për bletët. “Shkaku i opinionit të publikut vjen nga mungesa e madhe e kërkimeve”, thotë Dr Alessandro Cini nga universiteti i Firences i cili ishte bashkautor i ketij studimi. “Për këtë arsye po zvarriten përpjekjet e stategjive për ruajtjen e grerëzave, numri i të cilave po pëson rënie kohët e fundit për shkak të humbjes së habitatit dhe ndryshimeve klimaterike.
Nga Pallab Ghosh BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.